Sot do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave Erza dhe Aulona Zubaku, të cilat humbën jetën në një aksident të ndodhur në Gjermani.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet më 27 qershor 2026, pas namazit të drekës.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Topanicë, në Komunën e Kamenicës.
Ngjarja ka prekur familjarët, të afërmit dhe komunitetin shqiptar në diasporë, ndërsa lajmi për humbjen e dy motrave është pritur me dhimbje të madhe.
Ngushëllime familjes Zubaku dhe të gjithë të afërmve.
Burimi: Sinjali
