De Bruyne shkruan histori me Belgjikën në Botëror

Kevin De Bruyne ka hyrë në historinë e kombëtares belge me një rekord të veçantë në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori belg shënoi në fitoren bindëse 5-1 të Belgjikës ndaj Zelandës së Re, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Goli i tij erdhi në minutën e 66-të dhe kishte peshë historike: De Bruyne u bë futbollisti i parë në historinë e Belgjikës që shënon në tri edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ai kishte realizuar më parë edhe në Botërorët e viteve 2014 dhe 2018, ndërsa tani ia shtoi këtë rekord edhe edicionit të vitit 2026.

Belgjika, me këtë fitore, e mbylli grupin me një paraqitje të fuqishme dhe vazhdon rrugëtimin në fazën tjetër të garës.

A mund të jetë Belgjika një nga befasitë e mëdha të këtij Botërori?

Burimi: Telegrafi

Shpërndaje:FacebookWhatsApp