Një veturë ka përfunduar në hapësirën e sheshit të qytetit në Suharekë, pas një vetaksidenti që ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të natës së parë të Karnavalit “Golden Eagle”.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet vetura e dëmtuar dhe dëme materiale në hapësirën përreth.
Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa deri në momentin e publikimit nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.
Autoritetet pritet të sqarojnë më shumë rreth rastit, nëse do të ketë njoftim zyrtar.
Kujdes në trafik, sidomos pas përfundimit të ngjarjeve me shumë qytetarë në qytet.
