Nga Kosova në majat e politikës zvicerane: Ylfete Fanaj merr post të lartë në Lucern

Ylfete Fanaj është zgjedhur zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit, një zhvillim që ka marrë vëmendje të veçantë edhe në mesin e diasporës shqiptare në Zvicër.

Fanaj e ka cilësuar këtë si një ditë të gëzueshme, duke thënë se mezi pret vitin e ardhshëm në këtë përgjegjësi të re institucionale.

Ajo është prej tre vitesh pjesë e ekzekutivit të Kantonit të Lucernit dhe gjatë kësaj periudhe ka drejtuar Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë.

Me zgjedhjen e re, Fanaj do të mbajë për një vit postin e zëvendëspresidentes së Qeverisë Kantonale, duke vazhduar njëkohësisht edhe drejtimin e departamentit që e ka udhëhequr deri tani.

Ky zhvillim shihet si një tjetër shembull i përfaqësimit të suksesshëm të shqiptarëve në institucionet zvicerane, veçanërisht në nivele të larta vendimmarrjeje.

A është ky një nga shembujt më të mirë të suksesit të diasporës sonë në Zvicër? Shkruani mendimin tuaj.

Burimi: Telegrafi

Shpërndaje:FacebookWhatsApp