Tronditet Ferizaj: një person humb jetën pas dyshimeve për të shtëna me armë

Një person ka humbur jetën sonte në Ferizaj, pas një rasti të rëndë që dyshohet se lidhet me përdorim të armës së zjarrit.

Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë relevante, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar. Deri në këtë fazë nuk janë bërë publike më shumë detaje zyrtare për motivet apo personat e përfshirë.

Rasti mbetet në zhvillim dhe pritet që organet e rendit të japin informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Burimi: Lajmi.net

Shpërndaje:FacebookWhatsApp