Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Shëngjin, ku një grua kishte kërkuar ndihmë pasi dyshonte se burri i saj ishte mbytur në det.
Sipas raportimeve, për rreth tri orë janë zhvilluar kërkime në det, ndërsa në aksion janë angazhuar ekipet përkatëse për lokalizimin e tij.
Megjithatë, ngjarja ka marrë një kthesë krejt tjetër, pasi burri është gjetur shëndoshë e mirë në një lokal në Shëngjin.
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat se si kishte lindur dyshimi se ai ishte mbytur në det.
