Fatlind Bajselmani është i riu rreth 25-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në zonën e Staneve të Bukoshit, mbi fshatin Delloc të Suharekës, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Sipas informatave, Bajselmani kishte dalë në pyll bashkë me familjarë për të prerë dru, kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt emergjencës, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
Ngjarja ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe komunitetin në Suharekë.
Ngushëllime familjes Bajselmani për humbjen e rëndë.
