Ditë e rëndë për dy familje kosovare: sot u jepet lamtumira dy grave që humbën jetën jashtë vendit

E enjtja është ditë e rëndë për dy familje nga Kosova, të cilat sot u japin lamtumirën e fundit dy grave që humbën jetën në aksidente të ndara jashtë vendit.

Në mesin e tyre është edhe Besire Kolgeci-Baraliu, me prejardhje nga fshati Bukosh i Suharekës, e cila dyshohet se ndërroi jetë pas një aksidenti të ndodhur disa javë më parë në Francë.

Sipas njoftimeve familjare të cituara nga mediat, ceremonia mortore për të do të mbahet në Lingolsheim të Francës. Në aksident thuhet se ishin lënduar edhe bashkëshorti dhe dy djemtë e saj.

Gjatë ditës së sotme pritet t’i jepet lamtumira e fundit edhe 20-vjeçares Rina Krasniqi, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani.

Raste të tilla kanë prekur thellë opinionin publik, sidomos familjet shqiptare që jetojnë në diasporë dhe mbajnë lidhje të forta me vendlindjen.

Ngushëllime familjeve dhe të afërmve.

Burimi: Sinjali

Shpërndaje:FacebookWhatsApp