Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër

Një nga emrat më të njohur të traditës së ëmbëltarive në Zvicër ka mbyllur përfundimisht dyert pas 156 vitesh aktiviteti.

Confiserie Schiesser në Bazel, e njohur si një nga kafenetë më të vjetra në vend, ka shpallur falimentimin, duke i dhënë fund historisë së një biznesi të themeluar në vitin 1870.

Procedura zyrtare e falimentimit është hapur më 30 qershor, ndërsa mbyllja vjen vetëm pak muaj pas vdekjes së pronarit afatgjatë, Stephan Schiesser, i cili ndërroi jetë papritur në muajin prill, në moshën 69-vjeçare.

Ëmbëltorja ndodhej në një nga zonat qendrore të Bazelit dhe për dekada ishte kthyer në një pikë të njohur për banorët dhe turistët.

Rasti i Confiserie Schiesser pasqyron vështirësitë me të cilat po përballen bizneset tradicionale të furrave dhe ëmbëltoreve në Zvicër, ku prej vitit 2023 disa ndërmarrje me histori të gjatë janë detyruar të ndërpresin aktivitetin për shkak të kostove të larta dhe ndryshimeve në treg.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp