Intervistë ekskluzive me Ismet Munishin!

SuharekaExpress: Çfarë atmosfere po mbizotron te Kf Ballkani?
Ismet Munishi: Atmosfera është fantastike me ekipin,mbizotëron atmosferë e punës,mbizotëron një entuziazëm shumë i mirë dhe vullnet shumë i madh nga ana e stafit, lojtarëve, presidentit e të gjithëve.

SuharekaExpress: A do të ketë transfere të reja?
Ismet Munishi : Do të ketë transfere në çdo repart ku ne do të shohim e do të sjellim futbollista cilësor, është për qëllim që të rritet konkurenca në klub, nëse e shohim të arsyeshme deri në fund të afatit kalimtar do të ketë transferime, por do të ketë transferime me futbollist shumë cilësor

SuharekaExpress: Cilat janë pritjet tuaja për edicionin e ardhshëm?
Ismet Munishi: Pritjet e tona për edicionin e ardhshëm do të jenë maksimale

SuharekaExpress: Kur pritet që Ministria e Shëndetësisë t’ju lejoj që të filloni stërvitjet?
Ismet Munishi: Nuk e di kur pritet që Ministria e Shëndetësisë të na lejoj ti fillojmë stervitjet mirëpo cili do që të jetë vendimi ne do ta repektojmë atë edhe normalisht që presim sa më shpejtë që Ministria të vendos që të fillojmë stërvitjet.

SuharekaExpress: Çka nëse Ministria e Shëndetësisë vendos që mos ti filloni stërvitjet në këtë kohë, a do t’ju penalizojë ky vendim?
Ismet Munishi: Nëse Ministria vendos që të mos i fillojmë stërvitjet normalisht që do të na penalizon shumë.

SuharekaExpress: A i ka Ballkani problem fondet?
Ismet Munishi: Ballkani nuk i ka problem fondet edhe mundem me thënë që buxheti është shumë më i madh se në vitin e kaluar.

SuharekaExpress: Kur do të kthehet Arber Hoxha?
Ismet Munishi: Arbër Hoxha është duke u rikuperu shumë mirë, normalisht që ne me padurim e presim rikthimin e tij, mirëpo Arbëri do të na tregoj vet me punën e tij kur do të jetë i gatshëm që të rikthehët, normalisht që ne mirëpresim rikthimin e Arbërit sepse me të vertet ka qenë lojtar shumë i rëndesishëm për ne, ndër lojtarët kryesor dhe besoj që ka qenë ndër lojtarët më të mirë në Kosovë.

SuharekaExpress: Ndoshta është herët duke pasur parasysh që nuk kanë perfunduar ende afatet kalimtare të verës, cilat ekipe i sheh Ismet Munishi në garë për tu shpallur kampion në edicionin e ardhshëm?
Ismet Munishi: I gjithë koncentrimi është te skuadra jonë, te Ballkani, skuadrat tjera absolutisht nuk më interesojnë, gjithqka do të varet prej neve se kush do të shpallet kampion, nuk do të varet prej skuadrave tjera.

SuharekaExpress: A pritni rivalitet më të madh duke pasur parasysh që në edicionin e ardhshëm Superliga do të paraqitet me 10 skuadra?
Ismet Munishi: Rivaliteti me dhjetë skuadra do të jetë i madh dhe normalisht që me këtë rivalitet prej dhjetë skuadrave, ne i kemi përparësitë e tona duke marr parasysh sezonën e kaluar qe ka pasur më pak rivalitet, çdo rivalitet që do të jetë shtesë për skuadrën e Ballkanit është i mirëseardhur.

SuharekaExpress: Çka i premton Ismet Munishi tifozëve të Ballkanit për edicionin e ardhshëm?
Ismet Munishi: Edicionin e ardhshëm normalisht që jo vetëm unë por prej presidentit, stafit të futbollistëve edhe gjithë ne që jemi të angazhuar nê klub premtojmë trofe.

SuharekaExpress: Zotëri Munishi, me 12 shtator Xhebrailat festojnë 28 vjetorinë e themelimit si tifogrup, keni ndonjë urim për ta?
Ismet Munishi: Me 12 Shtator është 28 vjetori i “Xhebrailave” unë i uroj përzemërsisht përvjetorin e 28, ju dëshirojë shumë suksese si tifogrup, Xhebrailat janë pasuri në tifoskenën shqiptare, shumë herë kanë dhënë mesazhe, normalisht që ne si klub kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme prej tyre edhe shfrytezojë rastin që kryetarit Korab Elshanit dhe gjithë Xhebrailave t’iu urojë 28 vjetorin.