Latifi: Enver Hoxhaj ka më shumë gjasa të bëhet president i Kosovës sesa Ramush Haradinaj

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, ka folur për garën e hapur tashmë për president të ardhshëm të Kosovës.

Gjatë një debati në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Latifi ka komentuar shpalljen e kandidaturës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për postin e të parit të vendit.

Sipas tij, Haradinaj nuk i ka gjasat e mira për ta pasuar Hashim Thaçin si president.

Hapsirë Reklamuese

Madje, ai ka vlerësuar se politikanë të tjerë, nga parti të tjera, kanë mundësi më reale.

Latifi ka thënë se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është kandidat më i mirë se Haradinaj.

Ai madje ka parashikuar se Hoxhaj ka gjasa më të mëdha se Haradinaj për t’u bërë president i ri i Kosovës. /Express/