Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e radhës

Ky është njoftimi i plotë që Komuna e Suharekës ka bërë përmes rrjetit social Facebook:

KKSB-ja ka mbajtur takimin e radhës

Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Trajtimi i mbrojtjeve të pyjeve nga dëmtuesit ilegal;
  3. Informatë për fillimin e procesit mësimor dhe ç’ështja e sigurisë nëpër shkolla;
  4. Informatë dhe analizë nga Policia e Suharekës për ç’ështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme.
    Kryesuesi i takimit, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me Rendin e ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar lidhur me temat e parapara për këtë takim.
    Padyshim që pjesë e diskutimit gjatë takimit ka qenë edhe respektimi i masave kundër pandemisë nga virusi COVID-19.