Në nderim të Heroit të Kombit Ramë Bllaca!
Bllaca, Theranda e Kosova, janë krenare që lindën e rritën heronj sikur qe Ramë Bllaca. Duke e ditur rrezikun personal që i kanosej, heroi ynë, megjithatë, kundërshtoi me vendosmëri shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, që asokohe Serbia po orkestronte me qëllim të deshqiptarizimit të Kosovës. Qoftë gjithmonë një shembull ndër gjenerata vepra heroike e Tij.Kosovës i duhen njerëzit që të ketë kuptim e tërë sakrifica e heronjve të saj.Dega e LDK-së në Therandë përkujton me krenari veprën sublime të heroit të Kombit Ramë Bllaca!Qoftë i përjetshëm kujtimi për Të!
28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë € gjobë ndaj të akuzuarve për prodhimin e drogës në Suharekë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vite burgim të akuzuarit Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski,