Fidan Aliti: Nëse “Dardanët” do të lejoheshin në Itali, do të ishte sikur të luanim në Kosovë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për ndeshjen me Moldavinë në faqen zyrtare të FFK-së.

Ai ka thënë se po të lejoheshin “Dardanët” në stadium, në Itali do të kishte tifozë sikurse në Kosovë.

“Jemi një grup shumë i mirë dhe është një atmosferë pozitive”.

“Ne këto dy ndeshje me Moldavinë dhe Greqinë, shkojmë për fitore dhe duhet dhënë maksimumin. Tifozët do të na mungojnë pasi e dimë çfarë përkrahje na kanë dhënë”.

“Jam i sigurt sikur të ishin ata na kishin dhënë ndjenjën edhe në Itali si të luajmë në Kosovë si në gjitha ndeshjet tjera e mëhershme. Gjithsesi, vet fakti që luajmë për Kosovën është motiv i madh dhe ne e japim maksimumin”, ka thënë Aliti.

Kosova e ka mbajtur stërvitjen e dytë dhe të fundit në “Fadil Vokrri” para udhëtimit në Itali, ku të enjten më 3 shtator do të ballafaqohet me Moldavinë. /Telegrafi/