Komuna Suharekë: Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare

Komuna Suharekës bën thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore – artistike, rinore, sportive ,OJQ dhe për individ për vitin 2020 

Data e publikimit të Thirrjes: 01.09.2020

Data e fundit për dorëzimin e aplikimit:11.09.2020

Ju lutemi, para se të plotësoni Formularin për Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet kulturore – artistike – sportive  për OJQ dhe individ për vitin 2020,  lexoni me kujdes udhëzimet për dorëzim.

Forma duhet të plotësohet me kujdes, në formë elektronike dhe sa më qartë që të jetë e mundur në mënyrë që të mund të bëhet një vlerësim sa më i mirë i cilësisë së projekt-propozimeve. Informatat duhet të jenë të sakta, të plota në mënyrë që të japin detaje të mjaftueshme për të kuptuar në mënyrë të qartë projekt propozimin.

Vërejtje :
OJQ-të duhet t’i bashkëngjisin   dokumentacionin shtesë:

  1. Certifikata e regjistrimit
  2. Certifikata e numrit fiskal
  3. Kopjen e letërnjoftimit të aplikuesit
  4. Konfirmimin e llogarisë bankare.

  Individi duhet të bashkëngjis dokumentacionin shtesë

    1. Kopjen e letërnjoftimit

    2. Konfirmimin e llogarisë bankare

Nëse mungojnë këto dokumente, komisioni nuk e merr në vlerësim      propozim projektin.

Projekti duhet të dorëzohet në tri kopje.

Nëse OJQ, Individët, të cilët kanë implementuar projekte gjatë vitit  2020  (po ashtu edhe ata përfitues të vitit 2019) , të financuar nga buxheti i DKRSM që nuk kanë sjellë raportin e punës dhe atë financiar,  komisioni për vlerësim nuk do ta vlerësojë fare projekt programin.