Palestina reagon pasi Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, ka një kërkesë

Qeveria e Palestinës ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia morën vendim që të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Në një deklaratë dërguar mediumit kinez “Xinhua”, Ministria e Punëve të Jasthem tha se vendimi i Kosovës dhe Serbisë është agresion i qartë dhe i pajustifikuar kundër popullit të Palestinës dhe çështjes së tij, transmeton Indeksonline.

Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të tërhiqen nga vendimi, që sipas tyre është i padrejtë.

Dje po ashtu, Liga e Arabëve reagoj ndaj vendimit të Kosovës dhe Serbisë duke e quajtur të paligjshëm dhe kundër rezolutave të Kombeve të Bashkuara./Indeksonline/