Dhunë seksuale në Gjakovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar me dyshimet se ka dhunuar seksualisht një grua në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar të martën rreth orës 11:00, në Gjakovë.

Ndërsa, ngjarja ka ndodhur më 30 qershor të këtij viti.

“Gjakovë 30.06.2020-11:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 08.09.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

/Telegrafi/