Xhebrailat përkujtuan njerëzit që kontribuan ndër vite për sportin në Suharekë

Tifogrupi nga Suhareka “Xhebrailat” për nder të 28 vjetorit kanë përkujtuar ata të cilët kanë dhënë kontribut të madhë që sot Xhebrailat ti festojnë këto ditë të bukura për qytetin, tifozërin dhe klubet Suharekase.

“Nuk mund të festojmë ndryshe këtë përvjetor , pa i kujtuar ata pa të cilët nuk do të vinin këto ditë të bukura për Qytetin, tifozërin dhe klubet tona” kanë shkruar në Facebook “Xhebrailat

Nuk mund të festojmë ndryshe këtë përvjetor , pa i kujtuar ata pa të cilët nuk do të vinin këto ditë të bukura për Qytetin, tifozërin dhe klubet tona.Filluam me Homazhe tek Dëshmorët e UÇK Vazhduam duke i përkujtuar njerëzit që kontribuan për sportin e Suharekës Sot Xhebrailat vendosën kurora për :Sedat Berisha, Bujar Berisha,Ruzhdi Krasniqi Jashar Berisha , Hajrush Bajraktari , Hamdi Elshani , Isuf Lumi , Sylejman Elshani, Murat Suka, Hamit Berisha Herolinda Berisha , Haki Suka, Besim Berisha .Xhebrailat do ju përkujtojnë përjetësisht.