Qytetari pretendon se një kufomë qëndroi 5 orë në dhomë me pacientë, QKUK s’ka dhënë përgjigje

Një qytetar ka shpërndarë një fotografi përmes së cilës thotë se një person i vdekur është lënë në një dhomë me pacientë të tjerë për pesë orë

Nesim Maxhuni ka shkruar se askush nuk po merret me këtë rast.

“Kosova jone e kalbun miq! Qe 5 ore kufoma n’dhome me plote paciente te tjere aty, kerkush nuk meret me kete pune! Mos lypni viza miq, po kapni koferat lshojeni kete ven sa ma shpejte qe keni mundesi!”, ka shkruar Maxhuni.

Postimin e Maxhunit në Facebook e ka shëprndarë edhe gazetari Resul Sinani.