Leshani bëhet me shkollë të re

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ai i Ekonomisë dhe Ambientit  Blerim Kuçi si dhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj kanë marr pjesë në përurimin e shkollës fillore “Vaso Pashk Shkodrani”, në Leshan, raporton Ekonomia Online.

Ministri Likaj, tha se nxënësit meritojnë që të kenë një arsim sa më cilësor.

“Unë ju uroj për këtë projekt, dhe këta fëmijë e meritojnë një mësim më cilësor dhe më të përgatitur”.

“Ne jemi duke bërë të gjitha atë si ministri që fëmijëve të ju sigurojmë kushte më të mira që ata të arrijnë në jetë dhe në karrierën e tyre”.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka thënë se për kontributin e dhënë, Leshani e meriton një shkollë si kjo.

“Përgëzoj ministrin e arsimit për përkushtimin e tij për të filluar procesi mësimor në kushte të vështira”.

“Falënderoj edhe kryetarin e komunës për koordinimin me ministrinë e arsimit. Leshani e meriton këtë shkollë për shkak të kontributit të vetë”.

Përderisa kryetari i komunës, Bali Muharremaj tha se shumë shpejt për këta nxënës do të fillojë ndërimi edhe i sallës sportive, raporton EO.

“Më vjen mirë që Leshan po bëhet me një shkollë të standardeve evropiane dhe që i plotëson kushtet”.

“Shumë shpejt do të fillon edhe salla sportive për nxënësit e shkollës”.

Fillimisht ata kanë marrë pjesë në përurimin edh të shkollës në fshatin Dobërdelan.

E0