Ekskluzive: EULEX-i arreston Hysni Gucatin

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga EULEX-i.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Express nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.

Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX-it. 

/Express/