Tri super ndeshje sot, në Super Ligën e Kosovës

Xhiroja e katërt e Superligës në futboll do të vazhdojë sot.

Tri super ndeshja na presin në kuadër të ditës së sotme, ndërsa vlen të potencohet rikthimi i Dritës në futbollin kosovar, pas angazhimeve në Evropë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Podujevë në stadium “Zahir Pajaziti” zhvillohet ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit nga ora 15:00. Llapi që nuk di për fitore në këtë kampionat kërkon pikët e para, kurse Ballkani dëshiron të mbetet i pamposhtur.

Ndërkohë, në Mitrovicë Trepça 89′ e pret Prishtinën, poashtu nga ora 15:00. Pas fitores ndaj Llapit, Trepça 89′ synon vazhdimësinë – kurse Prishtina dëshiron fitoren pas barazimit me Arbërinë.

Në Gjilan, rikthehen kampionët. Drita do të luajë ndeshjen e parë në Superligë, ndaj klubit të sapo promovuar në elitë, Besa (15:00)./GazetaBlic