Ballkani mposht bindshëm Llapin në ‘Zahir Pajaziti’, vazhdon forma e mirë e Mirlind Dakut

Ballkani është kthyer te fitoret duke e mposhtur Llapin si mysafir me rezultat 3-1 në “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja ishte e fortë, sidomos në pjesën e parë ku nuk pati gola, por rastet nuk munguan nga të dyja palët.

Arbnor Ramadani gjuajti dy herë, ku në njërën prej goditjeve qëlloi edhe transversalen.

Te Ballkani rrezikuan Mirlind Daku e Nazmi Gripshi, por as këtë nuk arritën të qëllonin portën.

Në pjesën e dytë Ballkani ndezi turbinat.

Fillimisht fituan penallti në minutën e 52-të ku Mirlind Daku ishte i saktë nga pika e bardhë (1-0).

Nuk vonoi shumë dhe i njëjti futbollist shënoi për 2-0, duke hequr dilemat e fituesit.

Blend Baftiu u rikthye te gola, duke shënuar për 3-0 në minutën e 70-të.

Lojtari më i mirë i Llapit në këtë ndeshje Arbnor Ramadani arriti ta zvogëlojë epërsinë në 3-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani merr fitoren e tretë në kampionat, ku tnai me 10 pikë është lider në Superligë.

Llapi në anën tjetër nga tri ndeshje nuk ka marr asnjë pikë. /Telegrafi/