Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Mustafa dhe Hoti akoma qëndrojnë ende brenda zyrave

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, e cila ishte mbledhur pa paralajmërim. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryeministri Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

Nga kjo mbledhje nuk kanë dalur ende, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti, anipse anëtarët e tjerë janë larguar nga zyra e selisë qëndrore të LDK-së.

Burimet e Gazetës Express brenda kryesisë së LDK-së kanë thënë se mbledhja e sotme ishte thirrur për diskutim të disa temave.

 “Është takim i rregullt i Kryesisë së partisë. Është takim i rregullt, pasi për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të takohemi. Është vlerësuar puna e Qeverisë dhe ministrave, po ashtu edhe përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA’në”, ka thënë ky burim. /Express/