Shaqiri rezulton pozitiv me COVID-19

Lojtari i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat e huaja, duke thënë se ai tani do të qëndrojë në izolim.

Kombëtarja e Zvicrës e ka ftuar Shaqirin për ndeshjet e tetorit, por duket se nuk mund të llogaritë në të.

Gjithashtu, futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, së fundmi u ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

Ai në një intervistë për Blick, ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpolit ndërsa ka potencuar se në futboll ka përherë spekulime dhe se ai është mësuar më këtë lloj situate.

“Në futboll gjithmonë ka spekulime. Mediat shkruajnë shumë, por unë do të qëndroj me Liverpoolin. Kam kontratë afatgjate dhe ndihem shumë mirë. Ne kemi ekip shumë të mirë dhe në të ardhmen dua të fitoj hapësirën time dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë Shaqiri.

GazetaSheshi