Arrestohet i dyshuari nga Muhlani, rrahu një person

Të hënen në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar një sulm fizik.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së hëne në Stacionin Policior në Suharekë viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrveshje me një person është sulmuar fizikisht.

Pas rrahjes nga i dyshuari viktima ka marrë lëndime trupore ku pastaj edhe ka pranuar tretman mjeksor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.