Tërmeti dridh Kosovën

Para pak minutash, një tërmet ka dridhur Kosovën, duke bërë që dridhjet të ndihen nëpër banesa.

Dridhjet e ndjera në Kosovë i ka konfirmuar edhe Institutit “EMSC”, shkruan Reporteri.net.

Siç tregohet në matjet e institutit, dridhja u dëgjua në orën 16:06 dhe kishte fuqi 2.1 shkallë të rihterit.

Tërmeti që u dëgjua edhe në Prishtinë, raportohet të ketë epiqendrën në kufi me Serbinë.

Ndryshe, dridhje të tokës u ndjenë së fundmi edhe në Shqipëri, pak pa u bë 1 vit nga tërmeti shkatërrues që preku Durrësin./Reporteri.net