Hadergjonaj ka nevojë për votat tuaja, UEFA e vendos në garë me futbollistin serb për golin më të mirë të javës

Florent Hadergjonaj ka shënuar golin e vetëm për Kosovën në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Dardanët u mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1, por goli nga Hadergjonaj ishte fantastik.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit vendas për ta paraboluar nga distanca.

E goli i Florentit është futur në mesin e më të mirëve të javës nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

Faqj zyrtare e UEFA-s ka vendosur në votim katër gola, të Hadergjonajt, të islandezit Gylfi Sigurdson, të norvegjezit Matthias Normann dhe serbit Sergej.

Duke parë që ylli kosovar është në garë me një serb, atëherë votat e tifozëve shqiptarë janë mëse të nevojshme.Telegrafi

 Këtu mund të votoni për golin e Hadërgjonajt si më të mirin e javës nga UEFA. https://www.uefa.com/uefaeuro-2020/video/goal-of-the-round/#/5f7fa7978720b806432ec590