Konfirmohet edhe nga FFK: Katër futbollistë dhe një anëtar i stafit të Kombëtares U21 dalin pozitiv në Covid-19

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar informacionin se katër futbollsitë të ekipit U21 të Kosovës dhe një anëtarë i stafit kanë rezultuar pozitiv në testet për “Covid-19”, shkruan Gazetasheshi.com.

Që të gjithë janë asimptomatik dhe mirë me shëndet. Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të grithë personat që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit.

Në publikimin e bërë në sajtin zyrtar thuhet se Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi.

Personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse sërish pozitiv. Gazeta Sheshi/