Për 10 vjet, rreth 150 mijë kosovarë u kapën ilegalisht në BE

osova ka shënuar nivelin më të ulët historik të emigrimit ilegal në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2019.


Megjithatë, sipas publikimit të institutit Epik në lidhje me qëndrimin ilegal të shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjatë periudhës 2009-2019 janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE 8.1 përqind e popullatës së Kosovës.

Kjo përqindje përkthyer në numra gjatë 10 vjetëve (2009-2019) të fundit 145 mijë e 680 kosovarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE.

“Në rastin e Kosovës gjithsej 145,680 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë periudhës 2009-2019. Shprehur ndryshe, 8.1%% të popullatës së Kosovës është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019. Kjo e bënë Kosovën vend i dytë në Ballkanin Perëndimor për nga numri i qytetarëve të zënë me qëndrim ilegal në BE gjatë periudhës 2009-2019”, thuhet në publikimin e institutit Epik.

Publikimi i plotë:

Instituti EPIK në publikimin e radhës “CATCH-22: Alienët nga Ballkani Perëndimor në BE” trajton trendët e fundit përkitazi me numrin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të zënë duke qëndruar ilegalisht në BE.

Në vitin 2019 gjithsej 66,325 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE – një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2018. Në këtë rritje ka kontribuar kryesisht Shqipëria.

Top tre vende të BE-së ku janë zënë duke qëndruar ilegalisht qytetarët e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019 janë: Gjermania (20,015), Greqia (10,130) dhe Hungaria (7,925).

Në vitin 2019 37,460 qytetarë të Shqipërisë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Top tre vende të BE-së ku janë zënë qytetarë të Shqipërisë duke qëndruar ilegalisht janë: Gjermania (7,480), Greqia (10,030) dhe Franca (4,430).

Në rastin e Kosovës gjithsej 4,335 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë vitit 2019. Ky ishte niveli më i ultë historik për Kosovën. Top tre vende të BE-së ku janë zënë me qëndrim ilegal qytetarë të Kosovës janë: Gjermania (2,165), Franca (620) dhe Kroacia (465).

Nëse analizojmë këto të dhëna në një perspektivë më të gjatë kohore 2009-2019, Shqipëria përsëri udhëheq rajonin për nga numri i qytetarëve me qëndrim ilegal në BE. Në periudhën 2009-2019 gjithsej 780,950 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. 415,745 nga këta kanë qenë nga Shqipëria. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Shprehur ndryshe, 14.5% të popullatës së Shqipërisë është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019.

Në rastin e Kosovës gjithsej 145,680 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë periudhës 2009-2019. Shprehur ndryshe, 8.1%% të popullatës së Kosovës është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019. Kjo e bënë Kosovën vend i dytë në Ballkanin Perëndimor për nga numri i qytetarëve të zënë me qëndrim ilegal në BE gjatë periudhës 2009-2019.
Reporteri