Ish-kryesuesi i bordit të AKP-së tregon si u shitën 50 hektarë tokë për 5 mijë euro

Ish kryesuesi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha, ka raportuar në Komisionin Hetimor për mbi procesin e privatizimit në Kuvendin e Kosovës.

Rexha ka rrëfyer që gjatë kohës sa ka qenë kryesues bordi ka pasur presione të shumta, derisa ka ndarë një rast ku është propozuar që 50 hektarë tokë e shtetit të shiten për 5 mijë euro, apo 1 euro për ari tokë.

“Kam pa aty disa asete që janë shitë me një çmim jashtëzakonisht të ulë në krahasim me çmimin e tregut, për të cilat kam ngritë shqetësimin tim. Disa kanë ngritë në media shqetësime, që “Po të dhimbset me shitë lirë”, tha Rexha.

“Unë e kam përmend një rast, kur ka qenë që janë privatizu 50 hektarë, për 5 mijë euro. Me e përkthy këtë është që 50 hektarë bëjnë 5 mijë ari. Pra, 5 mijë ari tokë e Kosovës janë shitë për 5 mijë euro. Për këtë motiv kam votuar kundër. Po e citoj veten që kam thanë në atë mbledhje, ku kam thanë “Po më dhimbset toka e Kosovës me u shitë 1 euro ari”, është shprehur Rexha para deputetëve.Kallxo