Një aksident trafiku me fatalitet dhe 19 me të lënduar kanë ndodhur gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë

Një aksident trafiku me fatalitet dhe 19 të tjera me persona të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se nga 55 aksidente fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.