Nuk ua japi pagën, 4 punëtorë ia marrin shefit kamionin e punës dhe material të tjerë

Katër persona në Ferizaj, që ishin punëtorë të një kompanie, i kanë marrë shefit një kamion dhe material të tjerë pasi nuk iu është pagura paga e fundit.

Sipas raportit të policisë, ankuesi ka deklaruar se punimet ishin ndërprerë në një pushimore nga inspeksioni i punës, shkruan IndeksOnline.

Raporti i Policisë:

Ferizaj   08.10.2020-11:00. Me 15.10.2020 një m/k ka raportuar se pas pranimit të një kompanie për ndërtim të një pushimoreje ku inspeksioni i punës ua ka ndërprerë punimet, katër të dyshuarit m/k (punëtorë) nga punishtja ia kanë marrë kamionin dhe një pjesë materiale, pasi që ankuesi nuk u ka dhënë të dyshuarve pagat e fundit. Nuk raportohet për të arrestuar.