Policia shqiptoi 1069 tiketa për qytetarët që shkelën ligjin anti-COVID-19 në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1096 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, 26 me dëme materiale dhe 1 aksident ka ndodhur me fatalitet.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 926 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona, prej tyre 13 janë dërguar në mbajtje dhe 1 është në vuajtje të dënimit.