Suharekë: Babai e rrah vajzën, e bën për spital!

Një person është arrestuar pasi e ka sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:0, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/