Pas konfirmimit të aktakuzës, Kadri Veseli jep dorëheqje nga të gjitha funksionet politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka njoftuar në mëngjesin e sotëm ka njoftuar se ka marr konfirmimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media Veseli ka treguar se do të udhëtoj në mënyrë vullnetare drejt Hagës, përcjell Gazeta Insajderi.

Pas konfirmimit të aktakuzës ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet publike.

“Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqëndrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angzhuar në media apo në jetën publike dhe politike”, tha Veseli.