Mosmarrëveshje në komunikacion, goditet me një shufër metalike

Një person është arrestuar në Shtime, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka goditur me një shufër metalike viktimën mashkull.

I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo më vonë është arrestuar nga Policia.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.