‘A është marakli për kartona’: Ja kush është gjyqtari kryesor i ndeshjes Ballkani-Slavia Prague

UEFA për ndeshjen e radhës së Ballkanit në grupet e Conference League ka deleguar gjyqtar kryesor danezin, Morten Krogh. Ai sipas statistikave të këtij sezoni ‘dorën e ka të lëshuar’ për kartonë të verdhë, transmeton Gazeta Metro.

Të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në një atmosferë e cila pritet të jetë e jashtëzakonshme të dyja ekipet luajnë ‘fatin’ e tyre.

Në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm drejtësinë do ta ndajë Morten Krogh së bashku me ndihmësit e tij Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl. Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë Mikkel Redder.

Krogh në 14 ndeshje në edicionin 2022/23 ka ndëshkuar futbollistët plotë 58 herë me kartonë të verdhë, kurse vetëm në një rast është detyruar ta nxjerrë të kuqin. Gjithashtu, danezi ka referuar edhe për tre penallti.

Në Conference League ai këtë stinor ka qenë gjyqtar kryesor në tre ndeshje, një në fazën e grupeve dhe dy gjatë kualifikimeve, transmeton Gazeta Metro.

Më herët, sipas statistikave të tij të publikuara në transfermarkt.com Krogh nuk ka referuar në asnjë ndeshje të ndonjë skuadre kosovare.

Mirëpo, ishte deleguar vitin e kaluar për ballafaqimin e skuadrës nga Shqipëria, Teutës ndaj Shamrock Rovers në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në atë takim kishte ndëshkuar me karton të verdhë vetëm një futbollist i cili ishte mbrojtësi i Teutës, Blerim Kotobelli. /gazetametro.net

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara