Interesim i madh: Shiten mbi 9 mijë bileta për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

Ballkani gjatë ditës së sotme ka njoftuar për shitjen e biletave për ndeshjen e katërt të grupeve të Ligës së Konferencës.

‘Portokallinjtë’ do të presin klubin turk Sivasspor në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” të enjten e ardhshme, më 13 tetor.

Ndeshja e zhvilluar në Turqi ndaj klubit turk doli të ishte historike për klubin kosovar, pasi e arriti fitoren e parë në grupe të Ligës së Konferencës, diçka që asnjë klub tjetër kosovar nuk e kishte bërë më parë.

Me këtë fitore, klubi suharekas tani ka një shans të mirë për t’i kaluar grupet, ku qëndron lidere e grupit, me pikë të barabarta me të tri skuadrat tjera, por me golaverazh më të mirë të shënimit të golave.

Kjo ka bërë që interesimi të jetë i jashtëzakonshëm për ta parë Ballkanin në “Fadil Vokrri”, ku po e dëshmon edhe shitja e biletave në mënyrë masovike.

Siç mëson Gazeta Sinjali brenda burimeve të klubit, tashmë janë shitur mbi 9 mijë bileta.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 40 euro (në zonën VIP është i përfshirë Cateringu).

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara