Rikthehen reshjet e shiut, moti deri në fundjavë

Mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira e diell edhe në ditët e ardhshme. Të premten më ftohtë.

17.11.2021 – Deri në fundjavë vazhdon të mbetet mot i qëndrueshëm, me më shumë vransira dy ditëve të ardhshme, e ditën e diel me më shumë diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull. Ditën e enjte përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Javën e ardhshme, mund të kemi ndryshim të situatës sinoptike, me mundësi edhe për reshje shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e gjatë mbrëmjes së ditës së enjte dhe të premten mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që vlerat e çastit do të jenë në mesatare apo edhe të pranueshme.

18.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite përreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.
19.11 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.
20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës kthjellime.
21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, e vende-vende edhe ngrica.
22.11 – Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten nga 3C deri 5C, por ditën e diel zbresin edhe në 0C, e maksimalet pas një rënie të premten edhe në 8C, në fundjavë luhaten nga 12C deri 13C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara