​Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë apstenim, Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në lexim të dytë ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Buxheti i rishikuar është prej 2.6 miliardë euro, përderisa të hyrat në buxhet planifikohen të jenë të hyra buxhetore 1 miliardë e 788 milionë euro. Ndërsa, ka një diskrepancë prej rreth 800 milionë euro, që sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami do të mbulohet nga emetimi i letrave me vlerë, huazim i brendshme, të jashtme dhe një pjesë të shfrytëzojmë nga Agjencinë i Privatizimit të Kosovës.

Ajo tha se pasi ligji të kalojë në Kuvend, ka edhe një procedurë tjetër për të hyrë në fuqi, ku presidenti i Kosovës ka tetë ditë afat për ratifikim, pas së cilës mund të fillojë ekzekutimi i masave nga pakoja emergjente fiskale për paga, qira dhe çështje sociale. 

IndeksOnline

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara