
Me 10 gusht, në një kafiteri afër objektit të komunës së Gjilanit, ndodhi një përleshje e armatosur që tronditi gjithë vendin. Nga të shtënat me armë, humbën jetën tre persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, shkruan Insajderi.
Të vrarë mbetën: Selami Hasani, një argjendar i njohur në qytet, djali i tij, Edmond Hasani, dhe Abedin Hoxha, babai i Bujar Hoxhës, dhëndri i Selami Hasanit.
Ndërsa të plagosur: Bujar Hoxha, në gjendje të rëndë por stabile në QKUK, dhe Naim Hoxha, vëllai i tij, me lëndime të lehta, i cili tashmë është intervistuar nga policia.
Hetimet paraprake tregojnë se konflikti kishte nisur muaj më parë – kur Bujar Hoxha e kishte denoncuar për fajde Mefail Shkodrën, i cili ishte intervistuar nga prokurorja Habibe Salihu, por më pas ishte liruar.
Përmbaruesi Përparim Xhelili kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës, për shkak të një borxhi për një Audi Q5, të blerë nga vetë Mefail Shkodra.
Takimi tragjik ishte thirrur pikërisht për këtë çështje, me kërkesën e Edmond Hasanit.
Sipas burimeve, takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.
Në fillim aty ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha.
Më pas, në lokal shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga babai i tij Abedin Hoxha, dhe vjehrri Selami Hasani.
Sipas dëshmive, viktimat dyshohet se e kanë filluar përleshjen. Megjithatë, nga pamjet ekskluzive të Insajderit, edhe pala e Mefail Shkodrës nuk ka dalë pa pasoja.
Djemtë e tij, Edonis dhe Engjell Shkodra, janë në arrati, por besohet se të dy janë të plagosur.
Aktualisht, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij janë në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ngjarja vazhdon të jetë në hetim intensiv, ndërsa shoqëria kosovare pret drejtësi për një konflikt që përfundoi me pasoja tragjike.
Insajderi ka siguruar edhe biseda të realizuara para takimit. Edhe aty Mefail Shkodra kërkon që në takim të mos jetë Bujar Hoxha.
Për më tepër ndiqni videon:
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

