Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Rahovec, ku ka folur për zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe nevojën për projekte konkrete në këtë komunë dhe në gjithë Kosovën.
Abdixhiku tha se në “qytetin e vreshtave, të punës e krenarisë” ka gjetur një energji të jashtëzakonshme qytetare, duke theksuar se banorët e Rahovecit e njohin mirë dallimin mes fjalëve dhe punës.
“Qytetarët e kësaj ane, si punëtorë që janë, e dinë mirë dallimin mes fjalëve dhe punës, mes premtimeve të thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e njerëzve”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai tha se LDK në Rahovec ka folur për një Kosovë që duhet të ecë përpara, për investime që nuk duhet të vonohen më, si dhe për mbështetje të vërtetë për bujqësinë.
Sipas tij, vendit i duhen rrugë, shkolla, spitale dhe mundësi që i mbajnë të rinjtë në Kosovë.
“U zotuam për projektet që e zhvillojnë Rahovecin dhe gjithë Kosovën. Për një shtet që punon për qytetarin, jo për propagandën”, ka theksuar Abdixhiku.
Në Rahovec, LDK garon me Avdullah Hotin me numër 11 dhe Fahrije Hotin me numër 13.
“Nga Rahoveci, me plot zemër e besim; Lidhja po vjen”, ka përfunduar Abdixhiku.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

