Mërgimtarja befason me deklaratën: Vetëm pse thashë “ja” në gjermanisht, ma rritën çmimin në Kosovë
Një mërgimtare e ftuar në një emision të ATV-së ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj lidhur me çmimet që u vendosen bashkatdhetarëve gjatë qëndrimit në Kosovë.
Ajo pretendon se disa tregtarë bëjnë dallime në çmime dhe se, në raste të caktuara, ato rriten sapo kuptohet se blerësi jeton jashtë vendit.
Mërgimtarja ka treguar se një situatë e tillë i kishte ndodhur në një dyqan, teksa po bisedonte me motrën e saj. Sipas saj, shitësja e kishte dëgjuar duke shqiptuar fjalën gjermane “ja”, që do të thotë “po”, dhe menjëherë pas kësaj e kishte rritur çmimin e produktit.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime dhe debat rreth trajtimit të mërgimtarëve dhe mundësisë së aplikimit të çmimeve të ndryshme ndaj tyre.
Për rrëfimin e plotë, ndiqeni videomaterialin më poshtë.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Lajme
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së fëmijës së lënduar në aksidentin në Istog
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Aktualitet
Zemaj i bën thirrje kryetarit të LDK-së të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm: T’i hapim rrugë fitoreve të partisë
Shendetesi
Rrëfimi i Dr. Sejdi Elshanit: Nga Buzhala në Breshancë, rruga e trajtimit të të plagosurve të UÇK-së
Sporti
Messi dhe Yamal përballë në finalen e Botërorit: fotoja e vitit 2007 bëhet sërish virale

