Rrëfimi i Dr. Sejdi Elshanit: Nga Buzhala në Breshancë, rruga e trajtimit të të plagosurve të UÇK-së

Dr. Sejdi Elshani rrëfen shërbimin në UÇK: Të plagosurit rëndë i dërgonim në Buzhalë dhe Breshancë

Dr. Sejdi Elshani ka rrëfyer për periudhën kur shërbente si mjek në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar për organizimin e kujdesit ndaj ushtarëve të plagosur gjatë luftës.

Ai ka bërë të ditur se të plagosurit në gjendje të rëndë dërgoheshin në fshatin Buzhalë, ndërsa rastet edhe më të rënda trajtoheshin në ambulancën e fshatit Breshancë.

“Në fshatin Buzhalë i dërgonim ushtarët që ishin të plagosur rëndë, ndërsa rastet shumë më të rënda i dërgonim në ambulancën e fshatit Breshancë”, ka treguar Elshani.

Mjeku nga Suhareka ka folur edhe për kushtet e vështira në të cilat punonin dhe jetonin gjatë asaj kohe. Sipas tij, për shkak të mungesës së hapësirës dhe nevojës për kujdes të vazhdueshëm ndaj pacientëve, ai, bashkëshortja dhe motra e tij flinin në një dhomë të vetme.

Rrëfimin e plotë të Dr. Sejdi Elshanit mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara