Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua

Policia e Kosovës ka mohuar se ka arrestuar një shtetas turk, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.

Sipas Policisë, personi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe më pas është liruar.

“Personi është paraqitur në stacion si ankues, është intervistuar dhe pas përfundimit të intervistimit është liruar”, tha policia për Gazeta Sinjali.

Disa media raportuan se shtetasi turk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshime lidhur me krime lufte në Krushë.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga autoritetet lidhur me rastin.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara