Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se disa zëra publikë, sipas saj, janë të shqetësuar nga mundësia e kthimit në Kosovë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu ka thënë se personat që sot kritikojnë dhe kontestojnë vlerat e UÇK-së, sipas saj, kanë ndjekur të njëjtën qasje edhe në të kaluarën.
Pikërisht këta njerëz të cilët sot ose këta zëra të cilët sot po flasin dhe po atakohen e po mohojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pikërisht ata zëra që nga përfundimi i luftës e deri te shkuarja ose dërgimi në Hagë i Hashim Thaçit nuk janë ndal duke e kontestuar vlerën e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës dhe duke tentuar me e njollos vlerat e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës dhe përfaqësues të Ushtrisë Çrimtare të Kosovës”, ka deklaruar Musliu.
Ajo ka thënë se kjo nuk është një situatë e re, por siç tha, vazhdimësi e një qasjeje të mëhershme.
Dhe njëherë, po them që nuk është rastësi, nuk është risi, është vazhdimësi dhe konsistencë e atyre njerëzve tani kur e shohin që është më afër se kurrë kthimi triumfalist i tyre në Kosovë dhe i tmerron disa, unë e them kështu me bindje të plotë, disa i tmerron kthimi triumfalist i liderëve të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, pa dallim qoftë i Hashim Thaçit, qoftë i Kadri Veselit, Rexhep Selimit Jakup Krasniqit, sepse në një farë aspekti e mbyll një portë të madhe që ata e kanë hap të propagandës, të shpifjeve, të mllefit që kanë shfry të urrejtjes që e kanë ndjellë dhe e mbyll atë portë përfundimisht”, është shprehur deputetja e PDK-së.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Aktualitet
Zemaj i bën thirrje kryetarit të LDK-së të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm: T’i hapim rrugë fitoreve të partisë
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

