10 lëvizjet e Luizit në Big Brother Vip që e bëjnë atë ‘gjeni’ në lojë

Pse Luizi trondit ekuilibrat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”? Pse është më i preferuari nga publiku, (të paktën deri tani)? Pse konsiderohet si banori më i fortë? Ka disa arsye…

  1. Zgjodhi linjën e dashurisë:
    Që në fillim, Luizi krijoi menjëherë një linjë dashurie në “Big Brother VIP Albania” duke shfaqur hapur dhe vazhdimisht interesin e tij ndaj Kiarës. Ditë pas dite, ai e ushqente këtë histori për publikun.
  2. Leu flokët:
    Luizi vendosi të ndryshojë komplet dhe të shfaqet me një karakter që i përshtatet dhe është i pëlqyeshëm edhe nga moshat e reja. 37-vjeçari pushtoi TikTokun e gjeneratës Z.
  3. Kërkoi falje për sëmundjen:
    Qoftë e vërtetë ose jo, Luizi i kërkoi falje publikut për sëmundjen duke pranuar të kryqëzohej, brenda apo jashtë shtëpisë. Me fjalë të tjera, nënkuptoi “e dreqosa, më doni ose më urreni tani”, gjë që e bëri më “njerëzor” për audiencën. Ky vendim, i rriti popullaritetin në shifra të frikshme.
  4. Në kulmin e sulmeve, u maskua si Joker:
    Luizi, i maskuar si Joker, nuk kundërshtoi asnjë sulm nga banorët e BBVA, të cilët e tallën në grup për elementë që lidheshin me karrierën apo karakterin e tij. Në këtë mënyrë, teksa të gjithë e sulmonin, ai mori pamjen e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, të bullizuar dhe të keqkuptuar. Të gjithë kundër 1 e shndërruan atë në të preferuarin e publikut.
  5. Nuk foli për arritjet:
    Në një shtëpi me VIP-a të dyshimtë, Luizi nuk foli kurrë për arritjet e tij në karrierë. Pra, bëri të kundërtën e personave të tjerë brenda shtëpisë. Jo më kot, të gjithë mbetën disi të habitur kur produksioni u kërkoi të flisnin për veten e tyre dhe Luizi përmblodhi CV-në e tij, e cila për hir të së vërtetës, ishte ndër më të pasurat krahasuar me një pjesë të mirë të banorëve.
  6. Fali shpullën e Kejvinës:
    Luizi nuk e përmendi në asnjë moment gjatë prime-it shpullën e Kejvinës, nuk e përdori kundër saj, përkundrazi i kërkoi edhe falje në ditët në vijim. Kjo sjellje e prezantoi para publikut edhe si gentleman.
  7. Zbërthen lojën:
    Luizi është ndër banorët e parë që zgjohet dhe ndër të fundit që fle; është gjithë kohën aktiv duke vëzhguar të tjerët; analizon nominimet me “laps e letër”.
  8. Krijon situata për t’u përfolur:
    Shkon dhe izolohet në rulotë; ble vetëm cigare; nuk merr pjesë në buxhet; fsheh thikat; hedh batuta që provokojnë etj. Luizi sigurohet që të flitet për të edhe kur ai nuk është aty. Edhe kur është vetëm, flet me publikun.
  9. Nuk mban inat:
    Luizi duket sikur i fshin nga memoria gjithë gjërat që të tjerët thonë për këtë. Kjo ndoshta sepse është shumë i përqendruar te loja e tij. Duke mos mbajtur inat, pozicionohet para publikut në grupin e njerëzve pozitivë.
  10. Ka humor:
    Luizi ka gjithmonë një batutë për të thënë. Njerëzit me humor janë interesantë për audiencën.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara