11 vite pa Demë Ndrecajn, simbol i urtësisë, punës dhe përkushtimit

Sot mbushen 11 vite nga ndarja nga jeta e Dem Ndrecajt, njeriut të urtë, punëtorit të palodhur dhe aktivistit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Figura e tij mbetet e paharruar jo vetëm në kujtesën e familjes, por edhe në historinë politike e shoqërore të Suharekës dhe më gjerë.

Dem Ndrecaj ishte një ndër bashkëpunëtorët e afërt të Ibrahim Rugovës, duke qëndruar gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë. Ai bashkëpunoi ngushtë me veprimtarë të njohur të komunës si Sali Asllanaj dhe Ukë Bytyçi, duke dhënë kontribut të çmuar në organizimin politik, në mbajtjen gjallë të frymës së rezistencës paqësore dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

Përveç angazhimit politik, Dem Ndrecaj kujtohet si njeri i thjeshtë, i drejtë dhe i përkushtuar, që i qëndroi besnik punës, sakrificës dhe vlerave njerëzore. Ai ishte shembull i ndershmërisë dhe i dashurisë për familjen, shoqërinë dhe atdheun. Edhe pas 11 vitesh, kujtimi i tij mbetet i gjallë dhe i respektuar, ndërsa veprimtaria e tij mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë

Demë Ndrecaj

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara