Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e mbetur mes Ballkanit dhe Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com
Ballkani në këtë ndeshje do të tentoj t’i marrë pikët e plota për të synuar që të shpallet kampion vjeshtor.
Kurse, skuadra e Gjilanit me kryetrajnerin e ri do të tentoj t’i rrëmbej pikët e plota nga Suhareka për të mbetur në pjesën e epërme të tabelës.
Megjithatë, djelmoshat e Ismet Munishit duken në formë para duelit me Gjilanin, teksa pak më parë kanë kryer edhe seancën e fundit stërvitore.
“Seanca e fundit stërvitore para ndeshje me SC Gjilanin
Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e FC Ballkanit.
FOTO NGA SEANCA STËRVITORE E BALLKANIT:
Takimi në mes Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohen ditën e shtune (nesër) më fillim nga ora 12:30, në stadiumin e qytetit në Suharekë.Sheshi